Ish-drejtori i VOA/ DASH të kthejë Yuri Kim në shtëpi, po dëmton raportet dypalëshe

0
311
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Frank Shkreli

Nuk e sheh, Zonja Kim se duke sugjeruar, duke promovuar, për të mos thënë duke urdhëruar shqiptarët se për cilën parti ose politikan duhet të votojnë shqiptarët, është duke i përçarë votuesit shqiptarë në pro dhe anti-amerikane!?

Ky është një krim dhe shërbim i keq ndaj Shqipërisë dhe sidomos ndaj marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. A është, ky misioni i mandatit të kësaj zonje në Tiranë, në këtë 100-vjetor të këtyre marrëdhënieve?

Kujt i intereson që populli shqiptar të përçahet në pro dhe anti-amerikane?

Lidhjet e forta dhe promovimi i këtyre marrëdhënieve midis dy popujve tanë duhet të jenë përparësia numër një e ambasadës amerikane në Tiranë dhe jo lëvizjet e brendshme politike e bërja palë, haptas – me njërën ose tjetrën parti ose politikan, kjo duhej të ishte shkelje e rëndë diplomatike dhe arsye për kthim në atdhe. /Telegraf

Zjarr Tv Ad