Izrael, Një avion izraelit sulmon tre objektiva në Rripin e Gazës

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një avion ushtarak izraelit sulmoi sot tre objektiva në Rripin e Gazës pa shkaktuar të plagosur, theksoi një burim i sigurisë palestineze, disa orë pas zbulimit nga ushtria izraelite të një rakete të lëshuar nga territori palestinez.

“Këto sulme kishin në objektiv dy ndërtesa që i përkisnin grupit palestinez të Hamasit, i cili administron enklavën e bllokuar”,  theksoi në një deklaratë ushtria.

“Sulmi u krye në përgjigje të sulmit raketor nga Gaza”, shtoi i njëjti burim.

Ushtria izraelite njoftoi për dy sulme kundër objektivave tokësorë që i përkisnin organizatës terroriste të Hamasit në veri dhe në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, pa dhënë shumë detaje.

Zjarr Tv Ad