Mbase shumë prej jush e dini se cilat janë vetitë që sjell konsumimi i kësaj perimeje.
Studimet e fundit kanë zbuluar antioksidantë dhe veti anti inflamatore tek lakra, duke sugjeruar që kjo perime mund të përdoret për të parandaluar sëmundjet kronike të lidhura me stresin siç është kanceri apo arteria koronarie.
Por me avancimin e teknologjisë mjekësore, funksionet e saj u harruan. Në shekullin e shkuar, lakra u përdorte si kompresa. Për shembull, rekomandohet të vihen gjethe të pastra dhe të thata në një zonë me artrit.
Vegjetali u përdor edhe në rastet e dhimbjeve muskulare dhe ndihmon qarkullimin e gjakut pas një goditjeje, për të përmirësuar procesin inflamator dhe rikuperon lëkurën pas një gërvishtjeje.
Disa neurologë kanë rekomanduar që fletët e lakrës të vihen të ftohta mbi kokë nëse keni dhimbje të forta koke.
Shumë gra, gjatë kohës së qumshtit të gjirit kanë dhimbje. Gjethet e lakrës duket se janë efikase po aq sa akulli: aplikoni gjethet e lakrës mbi gjoks, pasi lehtëson dhimbjen dhe ul enjtjen.
Gjatë sindromës para ciklit të femrave, gjinjtë fryhen dhe një alternativë e mirë për të zbutur disi këtë bezdi, është të vini një gjethe lakre mbi gjoks, gjatë kohës kur jeni në shtëpi.
Lakra ndihmon edhe gratë që kanë gjinj të mëdhenj dhe në fund të ditës ndjejnë shqetësim në atë zonëë.
Për të bërë këtë, merr fletët e freskëta të lakrës, një në çdo gji’ dhe lërini të reagojnë, do të ulë fryrjen.
Alergjitë ndaj lakrat janë të rralla, por gjithsesi, nëse verifikohen skuqje, mjafton të hiqni menjëherë gjethet.