Jakup Krasniqi këshillë Vetëvendosjes: Qeverisja nuk bëhet me sharje e zjarrëvënie

0
12

Jakup Krasniqi nga Nisma Social Demokrate ka këshilluar Lëvizjen Vetëvendosje se si të sillen tash e tutje si qeveritarë.

Sipas Krasniqit, të qeverisurit nuk bëhet me gjuhën e sharjeve të opozitarizmit e as me metodat e zjarrëvënieve.

 

KËSHILLEN QË IA DHASH PARTISË FITUESE NË ZGJEDHJET E VITIT 2007!

Kur në vitin 2004, pas zgjedhjeve PDK-ja mbeti në opozitë, Kryetarit e Kryesisë u vinte vështirë e sidomos, vështire i vinte Kryetarit i cili hulumtonte një mënyrë për të hyrë në qeveri. Në një mbledhje të Kryesisë u pata thënë: Duhet ta harrojmë mundësinë e hyrjes në koalicion qeverisës. Le të përgatitëm për tre dimra të qëndrimit në opozitë. Dhe vërtetë qemë pajtuar me atë fakt dhe në Kuvend opozitarizmin e pata udhëhequr unë si Kryetar i GP të PDK-së. Sesi e kam udhëhequr opozitën secili njeri që donë të lexoi i gjen në librin: Reflektime Demokratike, botim i SHB “Buzuku”, Prishtinë 2017.

 

Kur në fund të vitit 2007 PDK doli partia e parë, pasi u zyrtarizua rezultati final, ne një mbledhje të KD të partisë, anëtarëve të KD dhe të zgjedhurve për deputet ju pata thënë:
Gjatë qëndrimit në opozitë, kemi qenë zë opozitar dhe më të drejtë kemi ngritur zërin për të gjitha problemet që i kishte Kosova. Por, ajo që duhet ta kuptojmë tani, u thash, është: Në Kuvend më nuk jemi opozitar. Gjuha që e kemi përdorur si opozitar, në rrethanat e reja nuk mund ta përdorim. Përgjegjësia për secilin nga në ka ndryshuar. Gjuha e jonë e komunikimit duhet të jetë krejt tjetër, për faktin se përgjegjësia e jonë do të jetë krejt ndryshe. Nëse deri dje gjuha e jonë ishte opozitare dhe kishte për qellim adresimin për anëtaret e simpatizantët e PDK-së, tani përgjegjësia e jonë është për të gjithë qytetarët e Kosovës. Shteti është i të gjithëve dhe nuk jemi shtet-parti. Pra përgjegjësia e jonë si parti në drejtimin e qeverisë duhet të jetë krejt tjetër.

Në tri vitet e para jam i bindur se janë bërë punë të mira, sidomos në ligjbërje. Vërejtja ime në fund të legjislaturës së parë të Pavarësisë ishte pse nuk u patëm dhënë në shumë raste përgjeg jësi institucionale njerëzve kompetent, por kjo nuk u dëgjua dhe në legjislaturën e dytë gjendja në dhënien e përgjegjësive u përkeqësua. Institucionet e shtetit nuk mund të përfaqësohen e as të drejtohen nga njerëzit që nuk e kanë asnjë përvojë institucionale.
\
Shkurt: Gjuha që përdor partia politike duke qenë në opozitë, nuk mund të përdorët duke qenë para një qeverisje të mundshme apo në qeverisje. Të qeverisurit nuk behet me gjuhën e sharjeve të opozitarizmit e as me metodat e zjarrëvënieve, por me gjuhën e të qeverisurit me e për gjithë kombin (qytetarët), duke i pranuar edhe goditjet nga opozita, kur edhe ajo përdor armët që i ke përdorur duke qenë në opozitë. Për të mos ndodhur kjo, është mirë që drejtuesit e lartë të LVV-së t’i marrin punët më shtruar e më me gjakftohtësi e përgjegjësi. Qeverisja e mirë, është e mirë për çdo qytetarë.

Përndryshe, ne Socialdemokratet ekzistimin në opozitë nuk e kemi problem, qafën nuk ia afrojmë askujt. Qëndrimi vertikal, është tradita e jona! E kaluara është dëshmi.