“Jam e mahnitur nga kjo që më ndodhi mua”/ Modelja me Sindromën Down imazhi i Gucci-t

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kompania e modës me qendër në Paris, Gucci, përballet shpesh me kritikat lidhur me imazhet që zgjedh, për të përfaqësuar të bukurën.

Së fundmi një tjetër imazh i kësaj kompanie lider është edhe 18-vjeçarja, Ellie Goldstein e cila punon edhe si modele në kompani të shumta.

Ajo është me të vërtetë e bukur dhe jo vetëm për t’u parë. Vajza me sindromën Doën buzëqesh përmes një shpirti të pastër. Dukshëm dallohet arsyeja se pse është imazhi i përzgjedhur nga Gucci.

Kush më mirë sesa një bukuri e pastër mund ta përfaqësojë të bukurën?

“Xhirimet shkuan vërtet shumë mirë. Unë kam provuar aksesorë të ndryshëm, veshje të shumta. E dashuroj këtë. Jam e mahnitur që kjo më ndodhi mua”, shprehet bukuroshja e emocionuar dhe falenderuese rreth asaj që po i ndodh.

Fotoja e Ellie, postuar në faqen zyrtare të Gucci-t në instagram ka arritur plot 863 mijë pëlqime. Kjo tregon sesa impakt pozitiv ka lënë pamja e 18-vjeçares tek shikuesit.

Zjarr Tv Ad