“Jam ‘PRO’ grevës së urisë”, paralajmërimi i Korreshit: Situata do të përkeqësohet!

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka paralajmëruar përkeqësim të tensioneve politike në vendin tonë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Korreshi theksoi se mbështet dhe idenë e grevës së urisë vetëm që të arrijnë në respektimin e rregullores dhe të zbatohet e drejta e opozitës për komisionet hetimore.

“Unë mendoj se situata në Kuvend do të vazhdojë më keq se kaq. Durimit i ka ardhur fundi, nuk është durim kapriçoz i një goce tekanjoze që nuk i pëlqen hamburgeri dhe do sufllaqe, apo nuk i pëlqen fustani dhe do pantallona. Ne po kërkojmë respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit dhe rregullores së parlamentit dhe për sa i përket grupit parlamentar. Neni 16 i rregullores së parlamentit përcakton qartë se kush është kryetari i grupit paralamentar. Më kryesorja dhe ajo që ka dhe impakt për qytetarët për të parë se si janë kanalizuar e ku kanë shkuar miliona euro të taksave të tyre janë komisionet hetimore dhe nga kjo nuk ka kthim mbrapsht,” – u shpreh Korreshi.

Zjarr Tv Ad