“Je shumë e egër me punonjësit”, Berisha i ashpër me ministren e Kulturës: Kam respekt për kontributin tuaj, mos u shndërroni në mashë për të kënaqur ambiciet e Ramës

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur ditën e sotme në Kuvend, ku ka reaguar me kritika dhe akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Gjithashtu Berisha është treguar i ashpër edhe ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti, duke iu drejtuar: Je shumë e egër me punonjësit,

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Sot diskutohet për një nga çështjet më me rëndësi, diskutohet për Parkun e Butrintin, që ka një pasuri ndoshta si në asnjë park tjetër në Europë dhe më gjerë. Në vitin 2005 pas një studimi nga qeveria paraardhëse të një grupi të gjerë specialistësh, u vendos që Parku i Butrintit të shtrihet në zonën A1 e cila është zona Rama me pasuri të jashtëzakonshme. Kemi edhe zonën A2 me biodiversitetin më të lartë në Europë, Kepi i Stillës. Çfarë ka bërë Rama për pasurinë kombëtare, ai ka  shfrytëzuar një plani menazhimi të zonës A3 ka nxjerrë jashtë parkut zonat e tjera. Ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Stillës, restorte turistike në Gjirin e Manastirit. Zotërinj të fondit nuk ju takonte të shndërroheshit në mashë për të kënaqur ambiciet e tij, unë kam respekt për kontributin e tyre në Shqipëri, por zotërinj keni që ju kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë që  protestonit, përse u zgjerua rruga. Kurse tani ju bëni një plan menaxhimi që shërben si pretekst për ata që duan të dinë të vërtetën, për të rrëmbyer toka dhe për të bërë ndërtime. Këtu është problemi i kësaj marrëveshje që do shkojë në histori si një nga marrëveshjet më korruptive. Fondi është autor i planit të menaxhimit dhe ka bërë një plan tjetër që nuk e publikon sepse nuk thotë këto që thotë plani i dytë. A ekziston konflikti i interesit, në këtë rast, a është një nga parimet madhore të korrupsionit?

Zjarr Tv Ad