Jonida Maliqi shpërthen në skenën e Eurovisionit

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jonida Maliqi ka përfunduar performancën e saj dhe interpretimin dinjitoz në Tel Aviv. “Ktheju tokës”, kënga përfaqësuese e Shqipërisë, ka shpërthyer me gjuhën shqipe, muzikën e gjallë dhe zërin mahnitës të Jonidës.

 

Sapo artistja shqiptare ka mbyllur interpretimin, rrjeti ka postuar çaste nga kënga. Faqja zyrtare e Eurovisionit e ka cilësuar një zë mahnitës zërin e saj dhe të shkëlqyer interpretimin.

Në fund të mbrëmjes, pasi të mbarojë gara e gjysmëfinales së dytë, do të shpallen edhe 10 këngët e tjera finaliste. Pritet, edhe nga sondazhet e orëve të fundit, që mes finalistëve të jetë edhe përfaqësuesja shqiptare. Kryqëzoni gishtat!

 

Zjarr Tv Ad