Julian Deda: Nëse doni t’i ktheni buzëqeshjen Tiranës, më votoni mua në 4 dhjetor

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Partisë Demokratike për Primaret e Tiranës, Julian Deda ka listuar të gjithë arsyet se përse duhet që ta votojnë për ta nxjerrë kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale të 6 marsit. I ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion”, Julian Deda ka kërkuar që ta votojnë për të gjitha ato që ka ndërmend të bëjë si kryebashkiak, por edhe sepse do që t’i kthejë buzëqeshjen kryeqytetit.

“Të dashur demokratë, më datë 4 dhjetor ju do na votoni ne, do na votoni për të njohur kontributet e të gjithëve. Nëse doni një njeri që lufton minimumin jetik votoni Fatmir Merkoçin. Nëse doni një vaksinë të mirë, Ilir Alimehmetin; nëse doni që Teatri të kthehet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte votoni Adrianën. Nëse doni qytetar model votoni Gerd Bodganin; nëse doni investime në shkolla, votoni Enkelejdën; nëse doni t’i shkohet deri në fund aferës së inceneratorëve dhe të tjera si këto votoni Belind Këlliçin. Nëse i doni të gjitha këto dhe t’i ktheni buzëqeshjen Tiranës, votoni Julian Dedën.”, tha në fjalën e tij Deda.

Zjarr Tv Ad