Kaosi ne Kakavijë, Ministria e Jashtme: Pala greke shtoi numrin e tamponeve, 330 në orë

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e jashtme përmes një njoftimi për median njofton se nga kontakti me palën greke në pikën kufitare të Kakavijës është shtuar numri i testimeve në orë, nga 220 në 330 testime në orë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë.

Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i metejshëm i kapaciteteve testuese në oret në vijim.

Po ashtu, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës“ informon ministria e Jashtme.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në rradhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjenosanitare.

Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshë me palën greke dhe shpresojmë që situata të shkojë drejt një zgjidhje sa më të shpejtë.

Zjarr Tv Ad