“Kap ç’a t’kapësh”, ish-ministri ironi me Rudina Hajdarin

0
8

Krijimi i partisë së re ‘Binda Demokratike’ ka ngjallur mjaft reagime, mes tyre edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, përmes ironisë, ai na tregon edhe qëllimin e krijimit të kësaj partie, por edhe kush e financon.

Statusi i plote

Lajm:

Krijohet parti e re.
Quhet: Bindja Demokratike.
Përbëhet prej: Demokratësh të bindur.
Qëllimi: ti jepet edhe pak oksigjen qeverisë.
Motivi: për inat të Lulit.

Objektivi: kap ç’a t’kapësh.
Financohet nga: “sekret”
Koha e themelimit: shpejt e shpejt sa nuk ka ndërruar mendje PD.
Selia: godina e Kryeministrisë.
Programi: në hartim e sipër. ( coming soon) në varësi të situatës.
Slogani: opozitë e bindur e tigani plot.
——————
Konkluzioni:

Mirë ata që janë “bindur” nuk e kuptojnë dot se ku janë, po qeveria vërtetë beson se do mbijetojë me ta?!

Unë mendoj se jo…