Kë do të zgjidhte mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës? Përgjigjet Andi Lila: T’ju them të drejtën …

0
491
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mes ish-kreut historik të PD-së, Sali Berisha dhe kreut aktual, Lulzim Basha, i preferuari i Andi Lilës është Basha.

Ish -futbollisti i Kombëtares Shqiptare, tashmë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Andi Lila thekson ne Top Talk se me Berishën nuk ka pasur kurrë komunikim, ndërsa me Bashën kjo ka ndodhur dhe e konsideron këtë të fundit lider dhe kapitenin e anijes së PD-së.

“Të them të drejtën Sali Berishën nuk e kam takuar kurrë, lideri jonë historik, unë jam padiskutim për Bashën si figurë si lider, është një lider që unë e ndjek. Sali Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike, njeriu që ka bashkëpunuar me amerikanët për një kohë të gjatë. Ne jemi një familje e madhe, në familje duhen të gjithë, kapiteni është Lulzim Basha nuk e vë në diskutim fare. Di që familja është e madhe,  anija do të shkojë në destinacion”, është shprehur Lila.

Zjarr Tv Ad This is a sample article. ...