“Kemi rritje të humbjeve, ka keqmenaxhim”, Balluku kritikon ndërmarrjet e Ujësjellësit: Një pjesë e lartë nuk furnizojnë më shumë se 10 orë në ditë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka mbajtur fjalën hapëse të takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët që temë kryesore ka pasur “ndërmarrjet e ujësjellësve”.

Ajo ka kritikuar për keqmenaxhim në të gjitha qytetet e vendit, duke përjashtuar pjesërisht Korçën dhe Pogradecin. Më tej ajo tha se ishte për tu habitur fakti që ishin rritur investimet por në të njëjtën kohë ishin rritur edhe humbjet. Balluku u ankua pë faktin se sipas saj një përqindje e madhe e ujësjellsave nuk furnizonin me më shumë se 10 orë në ditë.

Fjala e minsitres, Belinda Balluku:

Unë kam adresuar tek kryeministri performancën e këtij sektori i cili lë për të dëshiruar dhe nuk mund të përjashtoj asnjërin prej qarqeve. Duke hequr mënjanë Korcën dhe Pogradecin po u kthehem bashkvie të tjera. Cfarë kemi gjetur ne sot pas analizave të bëra, sërish performanca e ujësjellës-kanalizimeve në të gjithë bashkitë ngelet e dobët. Shifrat i keni edhe ju, nuk përputhen me shifrat e investimeve në ndërmarrjet tuaja. Sot një përqindje e lartë nuk furnziojnë me ujë më shumë se 10 orë në ditë.

Në ato ujësjellësa ku kemi investuar kemi patur edhe rritjeve të humbjeve apo të ujit të papaguar, dhe kjo sasi vidhet në rrjet ose humbet për shkaqe teknike. Na lind e drejta të mendojmë se këtu ka një keqmenaxhim. 50% e ndërmarrjeve arkëtojnë më pak se 70% të faturave.

Edhe pse janë investuar miliona euro vitet e fundit, humbjet janë rritur Detyrimet ndaj OSHEE janë rritur me nga 2.5 miliardë lekë në vit. Këto janë fakte jo opinione. Nuk shohim sesi në të ardhmen ujësjellësat do të shlyejnë këto detyrime. 40% e ndërmarrjeve, nuk plotësojnë kushtet për të argumentuar ekzistencën e tyre. Të gjitha shqetësimet që kemi i kam ndarë edhe me donatorët. Ka ardhur koha që kryetarët e bashkive ta trajtojnë ndryshe këtë cështje.

Zjarr Tv Ad