Këngëtarja kosovare marton djalin, Haradinaj dhe Basha në dasmë të ulur në një tavolinë, pozojnë të buzëqeshur

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza, mbrëmjen e djeshme ka martuar djalin e saj të vetë, Arbërin.

Dasma ka qenë madhështore dhe kanë qenë të ftuar shumë personazhe të njohur, mes tyre ish-kreu i PD, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, apo Kreu i partisë AAK, Ramush Haradinaj me bashkëshorten.

Haradinaj ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ku në një shihet i ulur me  në një tavolinë e Bashën, teksa të gjithë pozojnë të buzëqeshur.

“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën. Uroj shumë lumturi e mbarësi në jetën e tyre të përbashkët!”shkruan Haradinaj në postimin e tij në “Facebook”.

Zjarr Tv Ad