Kërcitja e dhëmbëve është një veprim normal tek fëmijët. Mund të ketë arsye të ndryshme për këtë. Zakonisht ndodh si kundërpërgjigje e ndonjë gjendjeje shpirtërore që i shkakton nervozizëm.
Nëse fëmija është në fazën e daljes së dhëmbëve, atëherë nuk bëhet fjalë për nerva, por për shkak se ndien dhimbje nga dalja e dhëmbëve, dhe duke u përpjekur t’i kërcasë e lehtëson pak këtë proces.
Një tjetër, faktorë mund të jenë dhe disa baktere të aparatit tretës që shkojnë deri në gojë në kërkim të ajrit për të lëshuar vezë. Kërcitja e dhëmbëve mund të jetë kundërpërgjigje e pakontrolluar për të reaguar ndaj tyre.
Nëse ky lloj fenomeni vazhdon duhet shkuar tek dentist i cili nëse e vërteton një gjë të tillë, atëherë të këshillon kontrollin tek specialistët, si dhe për një aparat që pengon kërcitjen.