Kërkoi lirinë/ Gjykata merr vendimin për Shullazin

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emiljano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij i ishin drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Emiljano Shullazit dhe katër antarëve të tjerë për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjyqtarët që morën vendimin për rrëzimin e kërkesës së Shullazit ishin Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo. Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë erdhi pas disa vendimeve për lirimin e disa të dënuarve me bur gim të përjetshëm, ku duket se dhe Shullazi kërkon të njëjtat përfitime. Kujtojmë se Shullazi është dënuar me 14 vite burg nga ana e Gjykatës së Kri meve të Rënda, vendim me të cilin ai nuk ka rënë dakord asnjëherë.

Shullazi është dën uar me 12 vjet për akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Ylvi Beqaj”, 10 vjet burg për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim”, dhe në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimit për disa vepra penale, i pandehuri Emiljano Shullazi dënohet me një bur gim të vetëm prej 14 vitesh burgim.

Nga ana tjetër Shullazi u shpall i pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Jani Zaka, i pafajshëm për shtrëngim të dhënies së pasurisë për shtetasin Adriatik Kërçuku, pasi nuk provohet fajësia e tij, i pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Adriatik Kërçuku.

Zjarr Tv Ad