Këshilla e Aviacionit Civil: Pasagjerë kontrolloni pasaportat!

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti i Aviacionit Civil këshillon të gjithë pasagjerët që kanë parashikuar udhëtime në zonën Shengen të shohin pasaportat për datën e përfundimit të vlefshmërisë së tyre.

“Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën apel gjithë personave që kanë parashikuar të udhëtojnë në këtë periudhë nga Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza, që të kontrollojnë me kujdes datën e përfundimit të vlefshmërisë së pasaportave”.

AAC bën me dije se njoftimi vjen pasi kanë konstatuar një numër i lartë i udhëtarëve që u kishte mbaruar vlefshmëria e dokumenteve identifikuese.

“Apeli vjen në një periudhë ku janë evidentuar një numër i lartë me raste në kufirin e aeroportit tonë ndërkombëtar, ku shumë persona janë detyruar të anulojnë udhëtimin, pasi nuk kishin kontrolluar datën e përfundimit të vlefshmërisë së dokumenteve. 

Kujdes, rregullat e Zonës Schengen përcaktojnë se nuk mund të pranohet hyrja e personave, pasaporta e të cilëve përfundon në më pak se 3 muajt nga data e fundit e qëndrimit të tyre në një prej vendeve të BE”.

Në përfundim të njoftimit të tij Autoriteti Civil bën me dije se nëse nuk merren masa do refuzohet të bëhet check-ini, sepse do ishte subjekt gjobe nga ana e autoriteteve Evropiane.

“Kërkohet mirëkuptimi i të gjithë pasagjerëve ajror se në rast se nuk merren masat për të pasur vlefshmërinë e duhur të pasaportës, kompania ajrore do ju rrefuzojë t’ju bëj check-in pasi do të ishte subjekt gjobe nga ana e autoriteteve Evropiane, dhe Policia jonë Kufitare nuk do mund t’ju lejonte kalimin e kufirit.

Pushime të mbara dhe kujdesi mbi të gjitha”.

 

 

Zjarr Tv Ad