Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mbledhja e parë në 19 mars

0
254
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të zhvillojë në 19 mars 2018 në orën 10:00 mbledhjen e parë.  Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Lartë dhe është thirrur nga kryetari i KED, Artan Broci. Anëtari i Gjykatës së Lartë Z. Artan Broci, është njohur me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me nr.982/1 prot. datë 01.03.2018, për zgjedhjen e tij si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Sipas nenit 149/4 të Kushtetutës, Broci gëzon cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në këtë cilësi, në zbatim të nenit 226 të Ligjit nr.115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Z. Broci ka nisur punën për krijimin e kushteve dhe marrjen e masave organizative për thirrjen e mbledhjes së parë konstitutive të KED. Në këto kushte, pasi rakordoi edhe me Institucionin e Avokatit të Popullit, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme, vendosi të thërrase mbledhjen e parë të këtij organi në datën 19.03.2018, ora 10.00,në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, e cila sipas ligjit është dhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Zjarr Tv Ad