Kikia: Kemi një PD dhe një grupim deputetësh, zgjidhja e vetme është largimi i …

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mentor Kikia në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me situatën e Partisë Demokratike, ku u shpreh se mbetet një fakt se kjo parti tashmë është e ndarë dhe nuk ka rëndësi përqindja e njërës palë dhe tjetrës.

Ai tha se pika e rëndesës është PD  e Berishës, ndërsa shtoi se grupi Alibeaj nuk ka mbështetje në bazë. Sipas tij, sot kemi të bëjmë me një Parti Demokratike dhe një grupim anti- Berisha.

Edhe pse në politikë s’ka kurrë, kurrë gjërat janë shumë të qartësuara. PD është ndarë, s’ka rëndësi përqindja dhe ajo që duket qartazi është se grupimi, pika e rëndesës është PD e drejtuar nga Berisha, ndërsa grupimi i Alibejat është një grupim deputetësh por pa parti dhe mbështetje në bazë dhe duket se kjo do vazhdojë deri në vendimin gjykatës dhe pas kësaj nëse Alibeaj do jetë trashëgimtar i simboleve të PD ai grupim do të quhet PD, do ketë ofiqet e një partie dhe Berisha do duhet të dorëzohet. Tani kemi të bëjmë me një parti demokratike dhe një grupim anti- Berishë, grupimi i Alibeaj është thjeshtë për të minuar Berishën që në zgjedhjet të dalë zero dhe me përmbylljen e një procesi zgjedhor të dështuar atëherë do ngrejë krye kërkesa që Berisha të iki, të largohet.

Më tej ai shtoi se ajo që po ndodh në PD është eksperiment politikë, pasi u tentua që fryma e berishizmit të zhvishej duke larguar Berishën dhe këtë tentoi sipas tij, Basha pasi e kishte pasur PD në dorë dhe nuk mundi të drejtonte ndryshe.

Sot kemi dy aktorë në PD, grupi i Alibeaj që kërkon një tjetër frymë në PD, por kjo frymë nuk instalohet kur Berisha është kryetar aty ku është, e vetmja zgjidhje është largimi i Berishës. Por sot asnjë s’ka fuqinë për ta larguar Berishën nga partia, e vetmja rrugë është ta bëjnë të dështojë dhe nëse Berisha humbet do të duhet të dorëzojë atë që fitoi, dhe nëse do duhet ta bëjë këtë gjë dhe ai do ta bëjë mendoj se PD këtu fillon sërish të behët gati për zgjedhjet e tjetra. Nëse historia do vazhdojë njësoj siç është dhe sot, ky realitet do të mbajë gjallë Berishën dhe do favorizojë Ramën dhe për zgjedhjet e tjera, përveç atyre vendore.

Kikia thekson se loja rifillon nga e para sepse janë të njëjtë aktorë dhe në rast të një dështimi apo tërheqjes së Berishës, sipas tij, Basha nuk mund të jetë më në krye të PD.

Një rrugë shoh, që PD është e ndarë. Mbështetja amerikane është e lexueshme në nivelin e lartë, grupi Alibej i përzgjedhur me mision për të dëmtuar Berishën. Po të lexohej nga njerëzit e PD në bazë shpallja non grata Berisha nuk do ishte kthyer sot, por këmbëngulja e ambasadës për ta përjashtuar u shndërrua në bumerang. Por mendoj se në PD ka shumë njerëz që mendojnë se Berisha s’ka më arsye për të qenë aty ku është ka bërë gjithçka që mund të bëjë një person. Ka qenë gjithçka, e ka përmbyllur ciklin e tij dhe këta njerëz mendojnë se partia ka nevojë për një lider të ri. Por fundi është një, PD do të ndahet, ky dru i thyer vështirë të ngjitet më.

Zjarr Tv Ad