Kina do të krijojë shiun artificial për një hapësirë sa Europa…

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Së fundmi, Kina ka prezantuar planet për “kontrollin e motit” si dhe krijimin e shiut artificial, për një territor më të madh se Europa.

Zyrtarët e Partisë Komuniste, kanë folur për shpresat e tyre në dislokimin e teknologjisë eksperimentale të kontrollit të motit, afërsisht Brenda pesë viteve të ardhshme.

Këshilli Shtetëror i Kinës tha se; “sistemi i modifikimit të motit” do të jetë gati në vitin 2025, duke shtuar se shiu artificial i krijuar, do të mbulojë një hapësirë prej 2 milionë milje katrore, që është ekuivalente me territorin e Evropës ose pak më e madhe se India dhe sa gjysma e SHBA.

Në deklaratën e tyre zyrtarët pretendonin se 223,000 milje katrorë, do të mbuloheshin nga “presion breshri”.

Sipas tyre, teknologjia do të përhapej në nivel botëror të avancuar, brenda vitit 2035.

Perëndimi është trembur se kontrolli i motit nga Kina, mund të ketë implikime ushtarake, por Pekini thotë se teknologjia do të ndihmojë kundër thatësirave, si dhe temperaturave të larta për mbrojtjen e të korrave.

Kontrolli i motit, do të arrihet duke injektuar kimikate në retë, të cilat kthejnë ujin në akull, duke shkaktuar rënien e shiut.

Normalisht, për këtë nevojiten kushtet e duhura, pasi edhe më parë Kina dihet që ka eksperimetuar me këtë lloj teknologjie, që prej vitit 2008-të.

Zyrtarët kineze, kanë përdorur manipulimin e reve për t’u siguruar që të mos kishte shi, për ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike në Pekin.

Gjatë tre viteve të fundit, Kina ka zgjeruar sistemin e modifikimit të motit dhe tashmë besohet se 10 përqind e territorit të saj, mbulohet nga mot i kontrolluar.

Të tjera raportime kanë thënë se; për këtë janë të përfshirë gjashtë satelitë të Kinës, të quajtur Tianhe (Lumi i Qiellit).

SHBA, gjithashtu ka eksperimentuar me kontrollin e motit për qëllime ushtarake, teksa në disa dokumente Pentagoni, ka thënë se deri në vitin 2025 “do të zotërojmë motin”.

Zjarr Tv Ad