Cekja i Beratit plot emocion ka rikujtuar Koço Devolen…

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artisti i madh i humorit Sejfulla Myftari, që ndryshe njihet si Cekja i Beratit, ka qenë i ftuar në “Shiko kush Luan” Top Channel, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Përveç lojrave në “Shiko Kush Luan”, ka pasur edhe momente mjaft emocionuese, ku Cekja është ftuar në mes të skenës nga moderatorja Luana Vjollca, ku ka improvizuar disa prej skeçeve më të dashura për publikun.

Luana mes tyre ka kujtuar edhe skeçin “Pushime në Romë”, i cili ka qenë skenar i artistit të mirënjohur, që humbi jetën pak ditë më parë Koço Devoles.

Ka qenë një moment i shoqëruar me shumë duartrokitje nga publiku dhe të ftuarit, ku Cekja po tregonte për skenarin e Koço Devoles, kapiteni i skuadrës blu Rezart Veleshnja, është shprehur:

“Të gjithë artistët nuk kanë marrë pas atë që kanë dhënë, më tepër kanë marrë zhgënjime. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur për këta artistë, është duartrokitja që del me të vërtetë nga shpirti dhe jepet me shumë dashuri për ta”.

Ky ishte një moment vërtetë emocionues dhe për t’u duartrokitur.

Zjarr Tv Ad