Klevis Balliu: Bandat janë ‘Zot’ në rrugët e vendit, muaji gusht mbyllet me bilanc lufte

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar situatën e rëndë me kriminalitetin që po përballet vendi ynë. Sipas Balliut vetëm në muajin gusht kemi një bilanc lufte me 16 humbje jete, gati trefishuar në krahasim me të njëjtin muaj vitin e kaluar.

Balliu vuri theksin edhe në lidhjen e fortë që qeveria ka me bandat në vend e kjo ka sjlle që në 13 ngjarje kriminale, autorët janë në drejtim të paditur, dhe policia nuk bën asgjë ndërsa duket e dorëzuar.


Postimi i Balliut:

SHQIPËRIA NËN PUSHTETIN E KRIMIT, VETËM NË GUSHT 16 TË VRARË.

Situata e sigurisë në vend është e trishtueshme. Ngjarjet kriminale po e kthejnë Shqipërinë të rrezikshme për jetën e qytetarëve. 

Vetëm muajin e kaluar janë trefishuar ngjarjet kriminale krahasuar me një vit më parë, çka ka sjellë dhe 16 humbje jete të qytetarëve, mes tyre dhe ngjarja e rëndë ku humbi jetën një 7 vjeçare teksa pushonte në bregdet. 

Ndërsa bandat janë “Zot” në rrugët e vendit, Policia e Shtetit është inegzistente, ndërsa segmentë të shumtë të saj janë të inkriminuara.

Në çdo ngjarje kriminale sot del një apo disa efektivë policie të lidhur me njërën apo tjetrën bandë.

Në 13 ngjarje kriminale, autorët janë në drejtim të paditur, dhe Policia nuk bën asgjë ndërsa duket e dorëzuar. 

Kjo situatë ALARMANTE e sigurisë kërkon zgjidhje EMERGJENTE.

Zjarr Tv Ad