KLP kërkon hetim disiplinor për Arjan Ndojën: Drejton një studio ligjore

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar një kërkesë Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, duke i kërkuar hetim disiplinor për prokurorin Arjan Ndoja.

Fillimisht, KLP e quan një ngjarje të rëndë.

Por ata thonë se Ndoja duhet hetuar pasi ka deklaruar se ka një studio ligjore, çka bie ndesh me ligjin.

Një ditë më parë, pasi u raportua se në makinën e Ndojës ishin gjetur disa dosje sensitive, ai u mbrojt duke thënë se i duheshin për shkak se ofron konsulencë ligjore.

Në letrën e KLP thuhet se për sa kohë nuk është ngritur Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, hetimin duhet ta kryejë Prokuroria e Përgjithshme.

 

LETRA

Ngjarja e ndodhur në datën 01.11.2019, në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua me armë zjarri ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoji, dhe si rezultat i atentatit mbetën të plagosur, prokurori Arjan Ndoji, shoferi i tij, Andi Maloku si dhe një person tjetër i identifikuar me emrin Aleksandër Laho, është një ngjarje e rëndë në rradhët e magjistratëve si dhe të sistemit të drejtësisë në vend.

Nisur nga të dhëna paraprake si dhe nga një prononcim dhëne për median A2 News nga prokurori Ndoji, bëhet me dije fakti që prokurori drejton prej kohësh një studio ligjore ku ofron konsulencë ligjore për cështje të ndryshme. Ky fakt nëse do të rezultonte i vërtetë, do të përbënte shkelje disiplinore të parashikuara në nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 160/5 i Ligjit 96/2016“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe nenit 194/2 gërma ç, i Ligjit 115/2016“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ngarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm me detyrën qe të hetojë të gjitha pretendimet për shkeljet disiplinore në rradhët e prokurorëve për sa kohë nuk është krijuar Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Sa më lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në nenin 119 të ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkon nga ana Juaj, nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji, duke gjykuar nëse janë konsumuar apo jo prej tij shkeljet disiplinore të parashikuara nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Zjarr Tv Ad