KLSH “skanon” Inceneratorin e Tiranës: Tarifa 29 euro/ton për një shërbim që nuk kryhet, mungesë transparence, dakortësie dhe koordinimi..

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Projekti për Inceneratorin e Tiranës ka qenë në lupën e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që publikoi sot një raport 9 mujor duke konkluduar se qeveria ka kryer shkelje dhe abuzime në vlerën e 1.1 miliardë eurove.

Sipas raportit të KLSH-së për projektin e inceneratorti të Tiranës janë hasur një sërë problematikash si mungesa e vedimmarrjes nga Ministria e Financave, mosidentifikimi i risqeve si ai fiskal dhe financiar.

Raporti identifikon si problem edhe mungesën e dakortësisë me shkrim e bashkive të tjera të Qarkut Tiranë përveç Bashkisë Tiranë, që sipas KLSH “provokon në të ardhmen kosto financiare për keto bashki, mos përfshirja e të cilave mbi këtë argument do të sjellë mungesë efektiviteti për realizimin e projektit të Incineratorit të Tiranës”.

Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit që kryhet, pasi kjo tarife përfshin edhe incinerimin e mbetjeve proces i cili nuk është kryer deri më sot.

Raporti i KLSH për Inceneratorin e Tiranës:

Drejtimet dhe politikat e Ministrisë së Mjedisit (sot MTM) në lidhje me reduktimin e mbetjeve kanë qenë të pa fokusuara dhe jo në linjë me objektivat strategjike kombëtare dhe evropiane. Procedura e planifikimit të projektit të Incineratorit të Tiranës ka mungesa dhe paqartësi në lidhje me propozimin paraprak të ardhur në ministri nga shoqëria dhe konfirmimin e miratimit paraprak nga ana e Ministrisë së Financave (sot MFE).

Mungesa e vendimmarrjes së MFE në cilësinë e vlerësuesit dhe miratuesit paraprakisht të gjithë projektit koncesionar dhe PPP, nga pikëpamja e implikimeve financiare për incineratorin e Tiranës, shpreh në mënyrë eksplicite paqëndrueshmërinë dhe ndermarrjen e angazhimeve publike rrezikojnë në mënyrë të konsiderueshme përballueshmërinë dhe efektivitetin e projektit. Mungesa e përgjigjeve zyrtare dhe dakordësisë së institucioneve qendrore, fushë veprimtaria e së cilave lidhet ngushtësisht më objektin e projektit koncesionar, ka devijuar procesin e rregullt të këtij angazhimi duke sjellë mungesë eficience dhe identifikim të risqeve potenciale, konkretisht ai fiskal dhe financiar lidhur me kostot e shpronësimeve dhe përballimin e riskut nga çmimi i energjisë elektrike.

Mungesa e dakortësisë me shkrim e bashkive të tjera të Qarkut Tiranë përveç Bashkisë Tiranë, provokon në të ardhmen kosto financiare për keto bashki, mos përfshirja e të cilave mbi këtë argument do të sjellë mungesë efektiviteti për realizimin e projektit të Incineratorit të Tiranës.

Mos dakortësimi i tarifës prej 29 euro/ton se depozitimit në landfill, ka dyfishuar shpenzimet e Bashkisë Tiranë dhe MIE si transferues i “Transfertës të Pakushtëzuar”, për zërin e pastrimit të qytetit. Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit që kryhet, pasi kjo tarife përfshin edhe incinerimin e mbetjeve proces i cili nuk është kryer deri më sot. Procedura konkurruese për dhënien e këtij projekti me koncension nuk është kryer në përputhje me parimet e transparencës dhe përcaktimet ligjore. Janë shkaktuar vonesa të konsiderueshme në afatin e fillimit dhe vijimit të punimeve të projektit, si pasojë e veprimeve dhe mos veprimeve si dhe shmangies nga detyrimet e përcaktuara në kontratë si nga AK ashtu edhe nga Koncensionari.

Zjarr Tv Ad