Koka nuk i bindet Kryemadhit, nuk djek mandatin

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Opozita është shumë e qartë për ti dhënë Shqipërisë një shans të ri, ky është shansi i fundit për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian”.

Kështu tha kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në nisje të protestës së sotme para Parlamentit.

Ajo deklaroi se dhuna vjen vetëm nga qeveria dhe se këtë po e faktojnë edhe ndërkombëtarët.

Sipas saj, kjo është mundësia e fundit që i jepet jo vetëm politikës shqiptare por edhe Partisë Socialiste.

Lidhur me shtyrjen e sencës së sotme parlamentare, Kryemadhi e cilësoi si frikë, “Vetëm ai që ka bërë gabime ka frikë! Ai që është me të drejtën e tij, nuk ka pse ktë ketë frikë. por përballet me opinionin publik dhe zhvillon seancë”.

E pyetur lidhur me faktin se deputeti i LSI, Lefter Koka nuk e dogji mandatin, ajo tha, “Zgjedhja e tij! Prandaj ne kërkojmë demokraci, në demokraci çdo njeri është i lirë të bëj atë që do”.

Protesta e sotme vjen vetëm pak orë pasi deputetët demokratë dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, hoqën dorë nga mandatet parlamentare.

Ndërkohë seanca parlamentare e ditës së sotme u shty nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, me synim shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

Zjarr Tv Ad