Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Etleva Deda. Firmosi sekuestron e TV Ora dhe Ora News

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-që që konfirmonte në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Etleva Deda.

Pasi ka marrë në shqyrtit faktet dhe provat e administruara Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares e cila më 1 gusht 2020 firmosi vendimin për sekuestrimin e dy televizioneve Ora dhe Ora News bashkë me sekuestrimin e pasurive të tjera të presidentit  Yldon Media Group Ylli Ndroqi. Një veprim i paprecedentë i ndodhur ndonjëherë.

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 256, datë 12.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Etleva Deda, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

“Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë” thuhet ne njoftimin per shtyp.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 256, datë 12.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Deda.

Ne seancen e KPK

Lexoni të gjitha lajmet:

Gjatë procesit të hetimit dhe të gjykimit në KPK, u evidentuan problematika në lidhje me disa shuma monetare të mbajtura nga gjyqtarja në gjendje kesh në banesë, të cilat nuk ishin deklaruar.
Një tjetër element që bie në sy në vendimin e KPK ndaj gjyqtares Etleva Deda është se nuk është analizuar dhe nuk është përmendur episodi I vitit 2011 kur KLD e shkarkoi Etleva Dedën nga drejtuese të gjykatës së krimeve të rënda pas vjedhjes së parave të sekuestruara që mbaheshin në dhomën e provave të institucionit.

Zjarr Tv Ad