Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi diten e sotme shkarkimin nga detyra per gjyqtaren Nure Dreni

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi diten e sotme shkarkimin nga detyra per gjyqtaren Nure Dreni, cila ushtronte funksionin prane Gjykates se Posacme te Apelit.Nure Dreni u shkarkua per shkak te disa pasaktesive qe konstatoi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ne pasurine e saj,shkak ishte pagesa e bere per shkollimin e vajzave ne Britanine e Madhe.Nure Dreni eshte anetare e trupes gjykuese  qe po gjykon dosjen e Sajmir Tahirit ne Gjykaten e Posacme te Apelit.Gjykata pasi degjoi  prokurorine , ish- ministrin e brendshem si edhe ish-drejtorin e Policise se Vlores,  vendsosi te shty seancen per ne daten 24 qershor , ku edhe do te shpallej verdikti final per Sajmir Tahirin. Por, tashme me largimin e zonjes Dreni nuk dihet per sa kohe do te shtyhet seanca , pasi Gjykate e Posacme e Apelit duhet te percaktoje me ane te shortit nje tjeter gjyqtar. E gjitha kjo do te kerkoje me shume kohe te gjyqtarit te ri me njohjen e  dosjes si edhe gjyqtari i ri mund te kerkoje rithirrjen  e paleve ne seance. Mbetet per t’u pare se cfare do te ndodhe ne vazhdim. Nderkohe, po diten e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli dy vendime te reja duke konfirmuar ne detyre gjyqtaren e apelit Edlira  Petri dhe gjyqtare e apelit Tirane Elona Stavri Toro.Te dyja gjyqtaret  rezultuan pa probleme ne te trija shtyllat e vetingut.Te dyja keto konfirmime u bene me shumice votash, dy vota pro dhe nje kunder.Diten e neserme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do te shpalle verdiktin per gjyqtaren tjeter te apelit Tirane, Fatmira Hajdari , nderkohe qe ka shtyre me afat te papercaktuar seancen degjimore publike per ish-kryetaren  e Gjykates se Larte, Shpresa Beqaj, e cila per momentin ushtron funksionin e gjyqtares ne  Apelin e Tiranes.

Zjarr Tv Ad