Koronavirusi në Kosovë/Asnjë viktimë dhe 63 raste të reja janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Asnjë viktimë nuk është raportuar në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 592 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 63 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 616 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.333.

Zjarr Tv Ad