Kosova nuk ndalet në xhudo, Gjakova “rremben” të artën në Budapest

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhudo kosovare nuk njeh limite. Pas paraqitjeve tejet pozitive të Majlinda Kelmendit, Loriana Kuka apo dhe Nora Gjakova, sporti luftarak vijon të japë rezultate tejet pozitive edhe në kategorinë e meshkujve.

Akil Gjakova është fituesi i medaljes së artë në turneun Grand Prix që po zhvillohet në kryeqytetin hungarez, Budapest. 23 vjeçari realizoi një garë fantastike, teksa në finale mposhti me meipon xhudistin rus, Georgi Elbakiev.

Gjakova në çerekfinale mposhti zviceranin, Nils Stump, kurse para tij mposhti me ipon Constantin Gabun nga Kanadaja.

Dje me medalje të argjendta u shpërblyen edhe Nora Gjakova e Distria Krasniqi, ndërsa Loriana Kuka garon nesër.Kjo është medalja e gjashtë për 23-vjeçarin në Turneun Botëror të IJF, ku përfshihen tituj të Masters, Grand Slams e Grand Prix.

Zjarr Tv Ad