Kosovare Asllani ngjall interesin e Realit të Madridit

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak vite më parë ishte një ëndërr, por tashmë mund të bëhet realitet.

Kosovare Asllani mund të bëhet futbollistja e parë shqiptare që vesh fanellën e Realit të Madridit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat sportive suedeze, me Asllanin që ka marrë ofertë konkrete nga DC Tacon, e cila duke nisur nga viti 2020 do të mbajë emrin Real Madrid Femenino.

Asllani u largua nga Linkoping ditë më parë, teksa së fundmi fitoi medaljen e bronztë me Suedinë.

29-vjeçarja është një lojtare me përvojë të madhe në futbollin evrpian. Ajo më herët ka luajtur në PSG për katër sezone dhe Manchester City ku fitoi një Kupë dhe një kampionat.

 

Zjarr Tv Ad