Kosovë, më 2 maj votohet qeveria Hoti

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të shtunën e 2 majit në orën 13:00, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë të kryesuar nga LDK-ja.

Këtë e bëri të ditur, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media, ku tha se ka dorëzuar shkresën me 61 nënshkrime për këtë seancë.

Sipas tij, LDK i ka votat e mjaftueshme për të votuar qeverinë e re.

Kjo kërkesë vjen pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Vendimi i presidentit Thaçi pason votimin e suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, në kuvend më 25 mars.

Zjarr Tv Ad