Kosovë/ të mërkurën seanca e jashtëzakonshme

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se seanca e jashtëzakonshme për draftmarrëveshjen për dialogun me Serbinë do të mbahet të mërkurën në 10:00, raporton “Zëri.info”.

Ajo tha se ky draft i përgatitur nga Qeveria për nga përmbajtja është si të jetë shkruar nga dikush që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

 “Ky draft synon ta barazojë luftën çlirimtare të Kosovës me gjenocidin e Serbisë… gjithashtu me këtë draft Kosova do të merrte shumë obligime”, tha Haxhiu.

Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirru me kërkesën e 40 deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

 

 

 

Zjarr Tv Ad