KQZ i jep mandatin/ Korab Lita i PD, deputeti i 100 në sallë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i jep mandatin një tjetër deputeti në listën e Partisë Demokratike. Bëhet me dije se deputeti më i ri që i shtohet Parlamentit është zoti Korab Lita, nga lista e deputetëve për Qarkun Tiranë.

Me shtimin e tij numri i deputetëve që ulen në sallë shkon në 100. Mësohet se ai ishte i 21-i në listën e deputetëve të PD për Tiranën dhe do të zëvendësojë ish-deputetin Dashamir Shehi në Kuvend.

Kujtojmë që në seancën e kaluar të Kuvendit u betuan dy deputetë të rinj Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi. Adriatik Alimadhi kreu i Ballit Kombëtar, ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare 2017.

Alimadhi merr mandatin e Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit ekstrem të opozitës së bashkuar. Ndërkohë Arben Elezi i cili ishte në listën e kandidatëve per deputetë të PD ne qarkun Elbasan, merr mandatin e djegur të Edmond Spaho.

Zjarr Tv Ad