KQZ pranoi vulën e PD së Alibeajt, politikani i njohur zbardh skenarin dhe ‘shokon’ me deklaratën: Basha po i bën “peshqeshin”…

0
202
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland bejko, ka folur për vendimin e Celibashit, dhënia e të drejtës së funksionit të vulës së Bashës dhe pse ende i pa cc’rregjistuar ligjërisht vijon të mbajë postin e drejtuesdit të Partisë Demokratike.

Bejko me sa kuptohet nuk e shikon si normale që Basha nëpërmjet Gazit refuzon me arrogancë nënshkrimin e dokumentit të kërkuar nga Celibashi.

Bejko ka deklaruar se nëse Lulzim Basha nuk do të firmosë brenda afatit dokumentin e kërkuar nga KQZ për të regjistruar partinë në zgjedhje, atëherë do ta konsideronte si marrëveshje të fshehtë me Berishën.

Firma e Bashës, në dokumentin e kërkuar nga Celibashi lejon PD-në të regjistrohet në zgjedhje.

Mohimi i siglimit të atij dokumenti nga Basha që nuk është as i sëmurë, as i pamundur, pengon PD-në në zgjedhje.

Dhe do rezultojë që pasi luftoi për vulën, sot Lulzim Basha po e shfryrëzon të drejtën e vulës për të ndaluar PD-në të hyjë në zgjedhje.

“Nëse PD nuk futet në zgjedhje për shkak të mungesës së firmës unë do ta konsideroj si marrëveshje okulte që Basha ia bën shërbim Berishës”, tha Bejko.

Këtij arsyetimi mund t’i shtohet edhe fakti që Lulzim Basha nuk flet, por Gazment Bardhi pasi prej ditësh deklaronte që Basha nuk ishte fare në Shqipëri, dje u vu para fakteve nga gazetari Ylli Rakipi, që i provoi Gazit që Basha është në Tiranë dhe bredh lokaleve natën.

Zjarr Tv Ad