Kreu i FRPD, merr pjesë në ceremoninë e mbylljes e së fushatës së PPE, takon kryetaren e CDU

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i të rinjëvë demokratë Belind Kelliçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes e së fushatës për zgjedhjet për Parlamentin Europian të Partisë Popullore Europiane në Mynih.

Emocion i jashtëzakonshëm pjesmarrja në mbylljen e fushatës së EPP (Partisë Popullore Europiane) në Mynih, shkruan ai në një postim në rrjetin social facebook.

Zgjedhjet e sotme janë historike për Europën pasi kandidati i EPP për President te Komisionit Europian Manfred Weber, me eksperiencën dhe vizionin e tij është i vendosur për ta mbajtur BE të bashkuar rreth vlerave të Kristian Demokratëve Europiane dhe larg populistëve e nacionalistëve të cilët duan të shkaterrojnë Europën.

Gjatë kësaj ngjarje të rëndësishme pata mundësinë të takoja përsonalisht Kryetaren e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer e cila është e vendosur për të vijuar punën fantastike të Kancelares Merkel dhe për ta mbajtur Gjermaninë superfuqinë ekonomike dhe politike të Europës. Gjithashtu pata mundësinë t’i uroja suksese Manfred Weber për zgjedhjet europiane në ditën e sotme dhe ti kërkoja mbështetje në rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Në përmbyllje të ketij aktiviteti, nuk mund të mungonte dhe takimi me mikun e madh të Shqiperisë dhe PD, Presidentin e EPP Joseph Daul, i cili ka qenë e vijon të mbetet një mbështetës kryesor dhe promotor i vlerave dhe parimeve themelore të demokracisë funksionale në vendin tonë.

Me Manfred Weber, Europa në vitet e ardhshme do të jetë shumë me e fortë, e bashkuar dhe perspektiva Europiane e Shqiperisë me e qartë dhe e sigurtë, shkruana Kelliçi në njoftimin e tij.

#manfredëeber #thepoëerofëe #strongertogether #europaëahl2019 #bettereurope #europeanelections

 

Zjarr Tv Ad