Kriza, deputetët francezë në Tiranë: Palët të gjejnë zgjidhje

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të vizitës së tyre në Shqipëri, dy deputetët francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy kanë zhvilluar një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeten Blerina Gjylameti në Kryesinë e Kuvendit.

Dy deputetët francezë kanë thënë se synimi i vizitës së tyre në Shqipëri është forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa kanë komentuar edhe krizën politike në vend. Deputetët francezë u shprehën se nuk duan të komentojnë situatën e brendshme politike në Shqipëri, por kërkuan që palët të gjejnë një zgjidhje për ngërçin.

“Kemi ardhur për të diskutuar edhe për situatën politike. Është e rëndësishme të kemi diskutime nga afër dhe do kemi diskutime më të detajuara pas zgjedhjeve evropiane. Kemi ardhur për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Kemi pasur takime edhe me opozitën dhe me qeverinë dhe e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar. Duhet konsensus edhe nga ana e publikut. Duhet të kemi parasysh edhe reformat që bën Shqipëria siç është reforma në drejtësi. Kam besim se do gjendet zgjidhje nga shqiptarët”- tha deputeti francez Jacques Maire.

Sakaq, deputetja tjetër franceze Liliana Tanguy u shpreh se: “Qëllimi i vizitës sonë është të forcojmë më shumë bashkëpunimin mes vendeve. Synojmë forcim të bashkëpunimit në turizëm dhe infrastrukturë. Duhet të intensifikohen marrëdhëniet edhe në planin e universiteteve. Ne duam që në Shqipëri të mësohet sa më shumë gjuha franceze. Unë u impresionova nga cilësia e mësimdhënies në Shqipëri. Është një ogur i mirë që në Shqipëri gjuha e parë e huaj të jetë frengjishtja”.

Nga ana tjetër Taulant Balla u shpreh se Franca mbështet e hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Unë jam i sigurt që do të hapen negociatat në muajin qershor me Bashkimin Europian. Franca e mbështet procesin e Integrimit të Shqipërisë”, deklaroi Balla.

Zjarr Tv Ad