Kryemadhi: PS e përdorur si vegël, ti mirëpresim socialistët e zemëruar

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se rrëzimi i Edi Ramës sjell barazi për të gjithë.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, mesditën e sotme, Kryemadhi deklaroi se Edi Rama duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e tij për shkatërrimin e demokracisë dhe për shpërnguljen masive të shqiptarëve.

“Tashmë situata politike është shumë e qartë, është shumë flagrante kapja e shtetit shqiptar. Na duhet zgjimi i anëtarëve të LSI dhe duhet të jemi shumë mikpritës nga anëtarët e PS të cilët ndihen të zemëruar për shkak të zemërimit ndaj rilindjes. Emërimet e fundit në qeveri, nuk kanë të bëjnë me PS, ndaj sot PS është e flakur dhe ka shërbyer si vegël për të kapur shtetin dhe institucionet e shtetit”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi se në një vit e gjysmë qeveria ka ndryshuar nëntë ministra, prej tyre dy të Brendshëm, ndaj deklaroi se faktorët politikë duhet të bashkohen për të rikthyer në shinat kushtetuese institucionet.

“Seanca parlamentare e së mërkurës tregoi se si Edi Rama ka frikë të përballet me ligjet shqiptare dhe Kushtetutën shqiptare. Shpjegimet e kryeparlamentarit ishin larje e ndërgjegjes së tij, bëhet sikur i jepet fjala opozitës, sot i ndalohet fjala e opozitës”, deklaroi Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad