Kryetari i Bashkisë së Korçës del kundër ndërtimit të TEC-t me gaz

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo del kundër ndërtimit të TEC-t me gaz në Korçës, duke iu drejtuar me një letër ministrit të Mjedisit Blendi Klosi dhe ministres së Transporteve, Belinda Balluku.

Filo: “Ju kërkoj të mos aprovoni vlerësimin e ndikimit në mjedis pasi investitorët nuk kane paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes. Projekti është shume afër qytetit dhe ne toka të frytshme bujqësore. Qëndrimi kundër i Bashkisë se Korçës ka qene i qarte dhe konsistent qe ne raportin e pregatitur per KIS ne dt 5.12.2017 ku Bashkia Korçë është shprehur JO me arsyetimin e afersise me qytetin. Ky qëndrim është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural e cila ka theksuar se ky projekt cenon funksionalitetin e Fushes se Korçës nga fshati Barc deri në Zemblak. 

Në këto kushte, ju kërkoj mosaprovimin e këtij investimi, i cili ne çdo rast nuk do te mund te realizohet dot ne kundërshtim me vullnetin e Bashkise see Korçës.

 

Zjarr Tv Ad