Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemdhi po zhvillon një vizitë në SHBA. Ajo ka publikuar në faqen e saj në facebook edhe lajmin për takimin me David Kostelancik, Drejtor i Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit. LEXO EDHE: ‘Go Edi Rama go’! Vasili: Me ‘reformat’ e kapjes së shtetit të tretët më botë për korrupsion Ja postimi i plotë I Kryemadhit: Me David Kostelancik, Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Shkëmbyem mendime për zgjidhjen e krizës. Image

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për kryeprokuror, Olsian Çela e nisi fjalën e tij duke parashtruar problematikat me të cilat përballet institucioni i prokurorisë.

Ai tha se ka cilësi të dobët të hetimeve, mungesë pavarësie dhe besim në rënie.

I pyetur nga kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi se kush janë avantazhet që sjell nisma e re ligjore, Çela shprehet se ligji i ri synon t’i japë mundësi prokurorëve të jenë vetvetja, të mos fshihen më pas PP apo drejtuesit.

Çela u shpreh se duhet të synohet, krijimi i partneriteteve strategjike.

‘Ligji i ri do të forcojë pavarësinë e prokurorëve, një qasje e re që sherben si katalizator i koncepteve të metodave të reja. Në bindjen time pavarësia e prokurorit është shumë e rëndësishme, marrëdhënia drejtues – vartës. Ligji i ri synon t’i japi mundësi prokurorëve të jenë vetvetja, përballë ligjit, gjykatës dhe opinionit publik’, tha Çela.

Zjarr Tv Ad