Kujdes: Këto janë shenjat që tregojnë se trupi juaj është i mbytur në toksina

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Toksinat ndodhen kudo rreth nesh, në ajrin që marrim, në ushqimin që konsumojmë apo në ujin që pimë. Gjithashtu, edhe smartphoni juaj është i mbushur me bakterie që rrezikohet të ju sëmurin rëndë.

Ne kemi renditur një listë të simptomave që tregojnë se keni një mbingarkesë toksine në trupin tuaj. Këto d o të ju ndihmojnë juve se kur mund të jetë koha për të larguar toksinat.

Vuani nga kapsllëku

Kur konsumojmë ushqim, ne gjithashtu marrim pa vetëdije shumë kimikate që vijnë me të. Zorrët, që janë të ngarkuara me tretjen, duhet të përballen gjithashtu me shkrirjen e këtyre toksinave. Këto toksina mund të sjellin probleme me stomakun dhe kapsllëkun.

Konsumimi i ushqimit organik, kufizimi i marrjes së alkoolit dhe pirja e ujit duhet të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.

Keni mjegullim të trurit

Në qoftë se keni trullosje, ndiheni të hutuar dhe nuk arrini të përqendroheni në mëngjes pas një gjumi të thellë gjatë natës, toksinat e dëmshme mund të jenë tashmë mes jush.

Këto toksina heqin vitaminat dhe mineralet që janë esenciale në mënyrë që trupi të funksionojë. Po ta krahasojmë ngjan me vajin e keq që i hidhni makinës, të njëjtin efekt kanë toksinat në trupin tuaj.

Deodorantët nuk ndihmojnë dhe ju vazhdoni të mbani erë

Keni bërë dush në mëngjes, keni aplikuar deodorant dhe akoma mbani aromë jo të këndshme. Në këtë rast toksinat që keni në trupin tuaj mund të jenë duke ju shkaktuar këto erë.

Këto toksina, kur treten, prodhojnë gazra dhe erëra, të cilat kur dalin nëpër poret tuaja trupore mund t’ju japin një aromë jo të këndshme, që ju nuk e keni përjetuar ndonjëherë.

Gjymtyrët dhe muskujt ju dhembin shumë

Nëse nuk keni bërë ndonjë punë fizike të lodhshme, por keni akoma keni dhimbje të muskujve dhe të kyçeve, kjo mund të vijë si rezultat i krijimit të toksinave në trup.

Dhimbjet e trupit janë tregues që ju mund të keni inflamacion të pakontrolluar në trupin tuaj, kështu që nëse nuk keni arsye tjetër për inflamacion, provo detoksifikimin.

Ju shfaqen njolla të reja në lëkurë

Lëkura, shpesh ekspozohet ndaj ndotjes. Produkte të tilla si shampoja, balsami, sapuni dhe kremra që përdorim, mund të përmbajnë kimikate të dëmshme.

Ekspozimi i madh ndaj kimikateve toksike mund të çojë në simptoma të tilla si akne, skuqje dhe ekzema.

Bëhet e vështirë rënia në gjumë

Toksinat në trupin tuaj shkaktojnë lodhje, dhe mund të prishin gjumin tuaj.

Sasitë e mëdha të toksinave në trup mund të shkaktojnë përkeqësim në nivelin e hormonit të kontrollit të gjumit, kortisol, duke ndikuar negativisht në gjumin tuaj. Pagjumësia mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore, kështu që nëse mendoni se rënia në gjumë po bëhet më e vështirë, duhet bëni një detoksifikim.

Po shtoni peshë

Pavarësisht stërvitjes që bëni në palestër, nëse vazhdoni të shtoni kilogramë, me shumë mundësi ka diçka që nuk shkon me hormonet tuaja.

Toksinat mund të ndikojnë negativisht në nivelin e hormoneve të caktuara në trup, duke përfshirë ato që janë përgjegjëse për mbajtjen e peshës. Të kaluarit në një dietë të shëndetshme organike dhe detoksifikimi i plotë do të ju ndihmojnë.

E ndjeni erën e keqe të gojës suaj

Era e keqe e gojës zakonisht është një simptomë e problemeve të tretjes. Kjo ndodh kur sistemi juaj i tretjes duhet të luftojë në mënyrë që të tretë gjërat që ju hani. Problemet e tretjes mund të ndodhin gjithashtu edhe kur mëlçia juaj lufton për të pastruar të gjitha toksinat e grumbulluara. Largimi i toksinave është e vetmja mënyrë për ju për të trajtuar këtë problem.

Thonjtë e këmbëve tuaja janë të brishtë

Forca e gravitetit tërheq toksinat poshtë trupit tuaj dhe thonjtë tuaj mund të jenë ato që do ta vuajnë këtë problem. Këmbët, për një pjesë të madhe të ditës, mbeten brenda çorapeve dhe këpucëve të mbyllura, një ekosistem që e pëlqejnë kërpudhat.

Këto kombinohen për ta bërë thoin e këmbës një shtrat për rritjen e kërpudhave. Ndërsa ka aplikime farmaceutike, trajtimi nga brenda me anë të detoksifikimit është mënyra e duhur.

Po ju bien flokët

Humbja e flokëve nuk është simptomë e mbingarkesës toksike të shkaktuar nga toksinat e përditshme. Mund të jetë punë e toksinave më të këqija si arseniku, plumbi dhe taliumi (që gjendet në tymin e cigareve) të cilët madje mund të jenë edhe vdekjeprurës. Pra, mos e merrni me të lehtë rënien e flokëve  dhe nxitoni tek mjeku juaj.

Si të detoksifikohemi

Nëse jeni duke përjetuar një ose më shumë nga kushtet e përshkruara më sipër, detoksifikimi mund të jetë një ide e mirë. Për këtë mund të ndihmojnë disa ndryshime të thjeshta jetese.

  • Pini sasi të mjaftueshme uji; kjo ndihmon toksinat që të dalin jashtë.
  • Toksinat bëjnë kërdinë në mëlçi. Për të mbajtur mëlçinë të fortë, shtoni majdanoz, apo qumësht në vaktin tuaj.
  • Bëni joga. Ajo ndihmon për të hequr qafe toksinat
  • Lani dhëmbët tuaja çdo mbrëmje, pas darke. Mos harroni të përdorni një kruajtëse për gjuhën gjithashtu.
  • Konsumoni vetëm ushqime të pastra dhe organike.
  • Përdorni vetëm produktet natyrore kozmetike që nuk kanë aroma dhe toksina të tjera.
Zjarr Tv Ad