Kujdes! Rikthehet në Shqipëri virusi i gripit të rrezikshëm

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik ka konfirmuar se, aktualisht në vendin tonë është duke qarkulluar virusi A/H1N1 (i njohur në zhargon si gripi i derrit).

Numri i rasteve me viroza respiratore është rritur.

Nuk kemi një numër tepër të lartë të rasteve, por jemi në sezonin e gripit.

Ne kemi izoluar raste me grip, të cilët i përkasin virusit AH1N1, ish-virusi pandemik, i cili tashmë është kthyer në një virus sezonal”, konfirmon Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në ISHP.

Virusi A/H1N1 shfaq simptoma të njëjta me viruset e tjera, si dhimbje koke, dhimbje muskulare të forta, kollë të thatë, etj.

“Viruset e gripit janë shumë hileqarë dhe pësojnë mutacione të ndryshme, ndaj është shumë e rëndësishme që të kryhet vaksinimi ndaj gripit.

Ky vaksinim kryhet në çdo kohë, gjatë të gjithë periudhës së gripit dhe krijon imunitetin e duhur, apo bën që personi, edhe nëqoftëse infektohet nga gripi, të mos kalojë forma të rënda të tij”, tha më tej Silva Bino për TCH.

Personat që kanë sëmundje kronike – si diabet, probleme pulmonare, apo janë obezë, – janë të prirur të shfaqin komplikacione nëse preken nga virusi i gripit.

Ndaj, sipas ekspertëve, ata duhet të rendin të bëjnë vaksinën e gripit.

Aktualisht janë vetëm 4 raste të konfirmuara në Laboratorin e ISHP-së, ndërkohë që mund të ketë raste të tjera, të cilat trajtohen në shtëpi dhe nuk janë paraqitur te mjeku.

Virusi H1N1 është një prototip i virusit që ka simpotma të zakonshme, por pasojat e tij mund të jenë vdekjeprurëse po nuk u trajtua.

Në vitin 2010 vendi ynë pati epidemi të këtij gripi, për pasoje dhe viktim

Zjarr Tv Ad