Debati me Metën, Vasili: Rrini larg një të lajthituri si Rama, që mos të vini erë dhe ju

0
4

Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili teksa i është bashkuar debatit në distancë mes presidentit Ilir Meta dhe Edi Ramës, i bëri thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë larg kryeministrit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Vasili ka kujtuar deklaratën e Ramës kur në krye të Presidencës u zgjodh Meta.

“Që Edi Rama kur flet përvec se bën pis por edhe qelb erë tërë mjedisin e logjikës këtë e dinë të gjithë. Padija dhe shkollëpakësia e tij kutërbon. Por shumë më të qarta janë fjalët se komentet. Ky shpifurinë logjike kryeministër në maj të 2018 pra 7 muaj më parë lexoni çfarë thoshte për Ilir Metën President:

“Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban. Nëse nuk do ishte Meta, por një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shumë keq. Është presidenti më i mirë që kemi pasur.”- u shpreh Rama në “abc”, shkruan Vasili.

Ndërsa më tej shton se “po ky shpifurinë logjike kryeministër që i hoqi edhe portretin ja çfarë thotë sot për Bujar Nishanin: “Nishani meriton sot respekt për shkak të Metës se pavarësisht se u bë qesharak, ishte partiak, s’ka arritur aty ku ka arritur Meta që ka sfiduar rendin kushtetues”, tha Rama.

Rrijini larg këtij të marri që s’di çflet, mos e afroni që të mos vini erë edhe ju vetë”, përfundon reagimin Vasili.