‘Kumbari i krimit është Edi Rama’/ Ish-deputeti: ‘Duhet ta largojmë me çdo çmim’

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, në një shënim në profilin e tij në facebook, duke komentuar denoncimin e PD-së ndaj kryetarit farsë të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, shkruan se kumbari i vetëm i krimit në Shqipëri, është Edi Rama i cili duhet të largohet me çdo çmim,

‘Krimi në pushtet nuk mund të pranohet

Një tjetër bandit është përzgjedhur nga Edvin Rama në bashkinë e Vorës.

Kudo kriminelët janë përzgjedhur nga Edi Rama për të qenë në drejtim të Shqipërisë.

Edhe drejtësia e kapur nga Rama po i shërben deri në pikën e fundit.

Mbyllet dosja 184, aty ky vjedhja e votave u faktua nga përgjimet e Bild.

Vjedhin votat, kërcënojnë qytetarët, varfërojnë qytetarët dhe këtë e bëjnë duke përdorur krimin.

Nuk mund të tolerohet më.

Nuk mund të vazhdohet më kështu.

Krimi dhe kriminelët nuk mund të drejtojnë Shqipërinë. Ata e kanë vendin në burg.

Me çdo mjet dhe çdo çmim duhet të largohet Edi Rama, si kumbari i krimit dhe korrupsionit.’-shkruan Balliu.

Zjarr Tv Ad