Kundërshtarë serb dhe maqedonas, Partizani njeh 17 rivalët e mundshëm në Champions

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partizani tashmë e ka të qartë panoramën e kundërshtarëve të mundshëm të turit të parë të UEFA Champions League. Ekipi kampion i Shqipërisë do të mësojë konkretisht më 18 qershor kundërshtarin e saj.

Në listën e gjatë janë 17 skuadra të mundshme, që mund të vihen përballë “demave të kuq”. Një ndër skuadrat më të forta është padyshim Celtic. Kampionët e Skocisë kanë koeficientin e vështirësisë shumë të lartë dhe ndaj kryeqytetasve vijnë me petkun e favoritit.

Qarabak është një tjetër emër “BIG” në listën e kundërshtarëve të Partizanit, teksa Astana, Bate Borisov dhe AIK Stokholm janë të tjerë skuadra të forta në letër. Kapriçot e goglave mund të sjellin edhe surpriza, me Partizanin që mund të shikoj t’i vihen përpara skuadra si Crvena Zvezda apo dhe Shkëndija e Tetovës.

Gjithçka do të mësohet me datë 18 qershor, teksa takimet e para të kësaj faze do të luhet më 9 dhe 10 korrik.

 

Zjarr Tv Ad