KUR EDI RAMA U BËNTE BISHT TAKSAVE TË SHTETIT FRANCEZ…

0
1080
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

11230651_10207738388641525_7587472803537352412_n

Po lexoja lajmet per “kuponin tatimor” dhe “kasat fiskale”,lajme ku Edi Rama mburrej se e ka bere Shqiperine “ti bie era shtet!”…
Me kapi nje e qeshur me keto mburrjet e Edi Rames sepse mu kujtua se si u ka bere bisht vetë Edi Rama taksave te shtetit francez kur shiste skica në Montmartre,Paris!…Ka qëlluar të jem në Paris në kohen kur Edi Rama dilte e shiste skica te Kulles Eifel në Montmartre…
Eshte fjala per atë kohen kur Edi Rama jetonte në Paris duke shitur skica në rruge…Kohe per te cilen Fatos Nano e ironizonte duke i kujtuar “thonjtë e pisët te azilit”…Ngaqë Rama rrinte duke bere skica per turistet gjithë ditës,doemos qe karboni i mbetej ndër thonj…
Qelloi qe ndalova në Paris atë kohë,isha duke shkuar per në Angli…rrugen e pata bere me tren qe nga Italia deri në Paris…Ne Paris do merrja trenin Eurostar per Londer…Nuk ka nevoje te them se çdo njeri kur shkon në Paris,pavaresisht sa here ka qene atje,prape ka deshirë qe ta shikoje kete mrekulli te qyteterimit boteror…Sa mberrita në Gare du Nord menjehere dola jashte dhe u nisa në kembe nga stacioni per te Kulla Eifel…Eshte nje shetitje e rralle,nga Gare du Nord njeriu ecen disa bulevarde madheshtore,kalon nga Kisha e famshme,Bazilika e Zemres se Shenjte,(La Basilique du Sacré-Coure de Montmartre),kalon neper Montmartrene e famshme,ecen bregut te Senes dhe permes Uren se Jenes,(Pont d’Iéna) del te Kulla Eifel…Çdokujt qe ka vizituar Parisin i ka rene në sy numri i madh i piktoreve qe shesin punimet e veta rrugeve në kete zone…Sidomos afer Montmartre zone qe eshte magnet turishtesh!
Si admirues i artit figurativ gjithmone ndaloj dhe shikoj punimet e artisteve qe shesin në rruge…Në Paris,Londer apo New York kam parë artiste qe te mahnisnin!Jo te gjjthe kane fat dhe e gjejne suksesin ndaj edhe shume piktore detyrohen te dalin dhe shesin punime në rruge!Normale…sepse duan te jetojne!
Ndalova në Montmartre duke shikuar punimet në nje tezge…Ne moment shitesi u hodh duke me ofruar çmimet e punimeve,nje skice me laps ishte 400 franga,atehere flitej me franga nuk kishte here ende euroja…
I thashe qe vetem po shikoja e s’doja te blija gje!Shitesi u ngrys dhe u kthye nga nje tjeter shites në te majte dhe ja keputen shqip :
-“Oh çna e çanë …menderen keta tipat që vetëm shikojnë e nuk blejne!”…
Une nuk u permbajta e qesha me te madhe!Duke qeshur i them :
-“Mos u bëj nervoz shqipe!”…
Mbeti keq dhe nisi te shfajesohej se kishte familjen për të mbajtur,se nuk dilte aty per qejf!…Normal vella i them te kuptoj mos u merakos!
-“Kam punuar piktor ne Kinostudio dhe Radiotelevizon!”-me tha…Folem dhe duke biseduar doli qe kishte edhe tjere shqiptare qe shisnin aty!
-“Po ore ke plot!”-me tha,-“ja atje pertej ke edhe Ed Ramën!”…Pashe nga krahu qe me tregoi ai…Edi Rama eshte edhe i gjate e dallohet lehtë…
-“Kurse ai tjetri aty afer Edit eshte Llambi Gegprifti!..Ish-anetari i Byrose Politike!”-më tha piktori,-“Llambi ka vite qe shet skica,piktura vizatime ketu në Montmartre!Shet punime te Edit,te miat e tjereve qe dalim ketu!”…
Biseda na u nderpre se erdhi nje tourist dhe bleu nje skice…per 500 franga!As fature as gje prej gjëje…
-“Nuk eshte aq e lehte sa duket!”-vazhdoi piktori,-“Nuk na e lënë vendin xhandaret franceze!…Sepse kjo qe bejme në eshte e jashteligjshme!Keshtu qe kemi mbetur duke luajtur kukafshehurazi me xhandaret!”…
S’patem kohe te mbarojme biseden…
Ky piktori sikur i ndolli xhandaret me ato fjale se sa hap e mbyll syte kur ja behën!Në moment te gjithë sa ishin me tezga rrembyen punimet dhe u zhduken!Duke vrapuar mes tyre dallohej mbi të gjithë Edi Rama sepse ishte më i gjati…
Mu kujtua ky moment sidomos kur po shikoja nje karikature me kete temen e “kasës fiskale” nga mjeshtri Bujar Kapexhiu…
Edi Rama në Tirane do te penalizojë shitesit e rrugës per nje gje qe e ka bere vete në Paris!?

ILIR SECI

(Karikatura eshte e mjeshtrit Bujar Kapexhiu.)

Zjarr Tv Ad