Kush e ka radhën? PD pas pak në konferencë të rëndësishme

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka paralajmëruar mesditën e sotme një tjetër konferencë urgjente dhe të rëndësishme. Selia blu njofton se në orën 12:00, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, do të dalë në një konferencë të rëndësishme.

Ndonëse nuk jepet asnjë detaj mbi përmbajtjen e kësaj konference, pritet që PD të publikojë sot dokumente, që sipas demokratëve, implikojnë kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, në veprimtari kriminale. Prej disa ditësh, PD ka akuzuar Kajmakun si të dënuar, dëbuar dhe arrestuar në Greqi për vepra të rënda penale.

Kujtojmë që para Kajmkut, PD “fundosi” kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetrin, për të cilin nxori dokumente, që tregonin se ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Pas dokumenteve të publikuara nga PD, Pjetri dha dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut, për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.

Zjarr Tv Ad