Kush shpenzon mbi 800 kilovat do të paguajë më shtrenjtë energjinë, Guri: 8-10% e familjeve preken, na janë shtuar megavatët, na është zvogëluar popullsia. Është luftë për ta mbajtur këtë popull në nënshtrim, poshtërim, që këta të jenë të justifikuar, nuk e kemi fajin ne por bota

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në Faxnews, profesori dhe inxhinieri Sazan Guri, ka folur në lidhje me vendimin për të rritur çmimin e energjisë për të gjitha familjet që kalojnë fashën e 800 kilovat.

Guri tha se preken nga kjo fashë 8-10 % e familjeve shqiptare ndërsa vuri theksin se si qeveritë duhet të gjejnë politika për të përdorur burimet alternative të energjisë, në mënyrë që të mos jemi të varur nga bota.

Guri: Nuk besoj se familjet  të arrijnë shifren 800 kilovat përvec familjeve të mëdha apo ato që kanë parqe dhe oborre.

Është normale që nuk kanë kujdes, që kanë një institucion shtëpie te rendë, nëse kërkojnë lluksin, duhen prekur. 8-10 % e familjeve preken

Një familje e thjeshte, nuk harxhon më shumë se 500 kilovat në muaj.

Shqipëria nëse do gjej politika si të përdori burimet alternative të energjisë, do të thotë që ne nuk shkojmë me ritmin e krizës së botës dhe Europës.

Politikat e brendshme na shpëtojnë nga varësia globale.

Na janë shtuar megavatët, na është zvogëluar popullsia. Është luftë për ta mbajtur këtë popull në nënshtrim, poshtërim, që këta të jenë të justifikuar, nuk e kemi fajin ne por bota. Jemi vend me pasuri përrallore.

Me politikat e kryeministrit kam shumë. Ne nxjerrim 1 milion ton naftë në vit. Nafta del me 50 lekë për litër dhe e blejme me 250 lekë. E blëjmë 5 herë më shumë.

Iu bëj thirrje qytetarëve të vrasin frikën.

Zjarr Tv Ad