Kuvendi i ‘merr’ Presidentit anëtarin e GJK/ Deputetët e emëruar i japin votën Ramës

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Maxhoranca dhe deputetët e emëruar nga Rama, kanë bashkuar votat sot në Parlament për të zgjedhur anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë votim, Parlamenti i ka marrë sot kompetencën e Presidentit të vendit, Ilir Meta, duke quajtur të miratuar pa votim, Arta Vorpsin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Gramoz Ruçi tha sot se kreu i shtetit nuk është shprehur brenda afatit dhe për këtë arsye, kandidati i parë në listë do të konsiderohet si i miratuar.

Po ashtu, Ruçi ka njoftuar se Besnik Muçi është anëtar i Kushtetueses, pasi ai është dekretuar nga Meta.

Ndërkohë që sot janë votuar 2 kandidatet e vetme në listë.

Elsa Toska ka marrë votat e 105 deputetëve të pranishëm në Parlament, 2 vota kundër dhe 9 vota abstenim.

Ndërsa anëtarja e re  është zgjedhur Fjona Papajorgji, edhe kjo mbeti alternativa e vetme në listën e Kuvendit.

Papajorgji mori 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 vota abstenim.

Votimi

Elsa Toska, Anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Votimi

105 pro, 2 kundër, 9 abstenim

Fjona Papajorgji, Anëtare e Gjykatës Kushtetuese

105 pro, 3 kundër, 8 abstenim

Zjarr Tv Ad