Kuvendi nuk pyet për Kushtetutën, zgjedh 2 anëtarë të GJK

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i Shqipërisë e ka çuar deri në fund vendimin e marrë nga Edi Rama, atë të emërimit në Gjykatën Kushtetuese të dy emrave të preferuar.

Deputetët e mazhorancës dhe ata të emëruar nga Rama kanë votuar dy emrat e propozuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Elsa Toska dhe Fiona Papagjoni.

Kështu, Toska dhe Papagjoni kanë marrë 105 vota pro dhe 9 e 8 vota kundër. Nga dy vota kanë qenë abstenim në të dy rastet.

Duke folur në seancën parlamentare, Ruçi tha se ‘këshilli i Legjislacionit ka arritur në përfundimin që procedura është tërësisht korrekte’.

Pas votimit të sotëm mbetet i pa caktuar fati i zonjës Arta Vorpsi, pasi Presidenca nuk e konsideron të zgjedhur prej saj, ndërsa për Kuvendin konsiderohet si zgjedhje tashmë e konfirmuar.

Zjarr Tv Ad