LAJM I FUNDIT/ Çfarë po ndodh në Vlorë, një person humb jetën, një tjetër dërgohet në spital në gjendje të rëndë

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy ngjarje të rënda njëra pas tjetrës janë raportuar pak minuta më parë nga Vlora, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Një 65-vjeçar ka humbur jetën për shkak se makina e tij ka dalë nga rruga në afërsi të Orikumit.

Ndërkohë që në afërsi të ishullit të Sazanit një varkë peshkimi ka konstatuar një person që rrezikohej të mbytej, i cili po transportohet drejt Portit të Vlorës nga mjeti lundrues i Rojes Bregdetare dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit.

Rreth orës 11:40, në afërsi të ishullit të Sazanit një varkë peshkimi ka konstatuar një person që rrezikohej të mbytej, i cili po transportohet drejt Portit të Vlorës nga mjeti lundrues i Rojes Bregdetare dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Është njoftuar ambulanca dhe shërbimet e tjera policore të cilat janë nisur drejt portit për marrjen e personit. Po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Zjarr Tv Ad